Zeka rikthehet nga lëndimi

05 shtator 2019 | 15:23

Sulmuesi i KF Feronikelit, Mevlan Zeka, i është kthyer stërvitjeve me klubin pas një lëndimi që pësoi javë më parë. Zeka nuk kishte arritur të paraqitej as në miqësoren e 10 gushtit ndaj Milanit, pas lëndimit serioz që pati në muskuj, pikërisht në formën më të mirë që po kalonte pas garave evropiane.

Sidoqoftë, vendosmëria e tij për të qenë sa më shpejtë pjesë e klubit, bëri që të rikthehet në fushë në kohë rekord, pas vetëm katër javëve, nga lëndimi që zakonisht merr dy muaj.

“Sulmuesi nga Gjakova tani është kthyer në stërvitjet me KF Feronikelin, nën urdhrat e trajnerit të ri malazez, Dejan Vukiqeviq. Zeka pati vetëm vrapime të lehta ndaras nga grupi, duke tentuar që të rikthehet sa më shpejtë së bashku me grupin e bashkëlojtarëve”, thuhet në njoftimin e KF Feronikeli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka ka hedhur poshtë thashethemet e medieve zvicerane se…