E konfirmon mjeku kujdestar, një i vdekur nga konflikti me armë zjarri në Prishtinë

05 shtator 2019 | 18:45

Mjeku kujdestar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), Agron Çitaku në një konferencë për medie e ka  konfirmuar vdekjen e një personi, i cili ishte i përfshirë në konfliktin me armë zjarri që ndodhi në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Ai gjithashtu ka njoftuar se njëri nga tre të lënduarit e tjerë aktualisht gjendet në sallën e operacionit, ndërsa dy të tjerët po përgatiten për ndërhyrje kirurgjike.

Dyshohet se deri tek përleshjen me armë zjarri erdhi si pasojë e një konflikti pronësor në mes të personave të involvuar.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U mbajt takimi final i Grupit Punues për draftin fillestar…