Hajdar Beqa thotë se PDK-ja është e mobilizuar për fitore më 6 tetor

05 shtator 2019 | 20:51

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjakovë, Hajdar Beqa, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i kësaj partie Enver Hoxhaj kanë takuar qytetarë të cilët janë përcaktuar për programin e PDK-së.

“Të mobilizuar për fitoren e madhe të 6 tetorit. Së bashku me zëvendës Kryetarin z.Enver Hoxhaj sot në Gjakove takuam shumë qytetarë që tashmë janë përcaktuar për planin zhvillimor të kryetarit të PDK-së z.Kadri Veselit. Partia Demokratike e Kosovës si në nivel qëndror, ashtu edhe në komunën e Gjakovës ka dëshmuar pjekuri politike e qeverisje zhvillimore”, ka shkruar Beqa në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër Fatmir Limaj ka bërë me dije se…