Tahiri: Ramushi është njëfarë “gjyksi”

05 shtator 2019 | 22:17

Besnik Tahiri nga koalicioni AAK-PSD duke iu kundërpërgjigjur Avdullah Hotit nga LDK-ja, i cili duke iu referuar Ramush Haradinajt tha se për taksën duke rrahur gjoks para partnerëve ndërkombëtare nuk është burrëri, tha se në të vërtetë duket njëfarë “gjyksi”.

“Ramushi duket njëfarë gjyksi, por veprimet i ka plotësisht strategjike dhe nuk ka të bëjë me rrahje të gjoksit. Ai ka të bëjë me një kurs të saktë politik dhe strategjik prej një agjende armiqësore që ka ardhur prej Serbisë”.

“Dhe është njëfarë tendence që ashtu si duket për fizik të minimizohet veprimi, ky është një gabim total”.

“Nuk duhet mbyllur sytë sepse viti i kaluar ka qenë më sfiduesi. Ramushi ka qenë muri i zjarrtë i ndarjes së Kosovës me kët taksë. Këtë e dinë të gjithë dhe nëse doni ta minimizoni është problem”, ka thënë Besnik Tahiri në Zona Zgjedhore në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficerë policie të armatosur rëndë dhe të maskuar janë parë…