Koalicioni AAK – PSD ka gjasa të fitojë

06 shtator 2019 | 08:14

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Qëndron Kastrati, ka vlerësuar se AAK – PSD është një prej koalicioneve më komplementare që është bërë në Kosovë.

Ai ka thënë se bashkimi i këtyre dy subjekteve politike për zgjedhjet e 6 tetorit është kombinim shumë i qëlluar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kastrati ka thënë se koalicioni AAK – PSD ka potencial të madh për zhvillim shoqëror dhe për proceset e ardhshme në vend.

Ai ka shprehur optimizëm se ky koalicion do të jetë fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Madje, sipas Kastratit, PSD-ja dhe AAK-ja do të kenë rritje më shumë se 100 për qind.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burim i afërt i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli,…