Januz Salihaj i bashkohet PDK-së

06 shtator 2019 | 09:10

Eksperti i arsimit në vendin tonë, i cili para disa kohësh është larguar nga AAK-ja tashme është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Rrugët me PDK-në i bashkoi edhe ish-ministri Januz Salihaj, ekspert i arsimit në vendin tonë. Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe”.

“Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka thënë Veseli pas aderimit të Januz Salihajt në PDK.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale me seli në Hagë, e ka ftuar edhe…