Adele ndihet si njeri tjetër pas ndarjes nga bashkëshorti

06 shtator 2019 | 10:49

Adele duket sikur ka rilindur pas ndarjes nga Simon Konecki. Pasi i dhanë fund marrëdhënies së tyre, këngëtarja jo vetëm po kalon kohë me djalin, por edhe po ka kohë për t’u marrë me veten e saj.

“Ajo është më e lirë dhe ndihet si personi tjetër”, ka thënë një burim për “People”.

Ky burim ka thënë se “Adele është e lumtur, e shëndetshme dhe me dëshirën për të bërë më të mirën për veten”.

Adele dhe Konecki, të cilët janë prindër të 6-vjeçarit Angelo, janë ndarë në prill pas shtatë vjetësh së bashku. Pas ndarjes, 31-vjeçarja dhe Angelo e kanë kaluar verën në Utah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adele duket sikur ka rilindur pas ndarjes nga Simon Konecki.…