Vdes legjenda e fotove bardh e zi, Peter Lindbergh

06 shtator 2019 | 10:50

Fotografi i modës Peter Lindbergh, i njohur për fotot bardh e zi, ka vdekur në moshën 74-vjeçare. I lindur më 1944 në Lindbergh, ai ka punuar me shumë stilistë të mëdhenj dhe revista ndërkombëtare gjatë karrierës së tij.

Së fundmi, ai ka punuar me Meghan Markle, Dukeshën e Sussex, për botimin e shtatorit të revistës “Vogue”. Në vitet 1990 Lindbergh ishte i njohur për fotografimin e modeleve si Naomi Campbell dhe Cindy Crawford.

Lindbergh kishte studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Berlin në vitet 1960. Ai kishte ndihmuar fotografin gjerman Hans Lux për dy vjet para se ta hapte studion e tij në 1973. Më pas ishte transferuar në Paris në 1978 për ta vazhduar karrierën e tij.

Puna e Lindberghut si fotograf ishte shfaqur në revista të tilla si: “Vogue”, “Vanity Fair”, “Harper’s Bazaar” dhe “New Yorker”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adele duket sikur ka rilindur pas ndarjes nga Simon Konecki.…