Lozano: Ronaldo më bëri komplimente

06 shtator 2019 | 12:23

Hirving Lozano ishte pa dyshim një nga blerjet më të mëdha të kësaj vere në Serinë A dhe pa diskutim më e madhja për Napoli.

Meksikani që në ndeshjen e parë i shënoi rivalit, Juventusit, duke treguar menjëherë potencialin e tij. Lozano në një intervistë për median e vendit të vet “TUDN”, është shprehur për kalimin te Napoli dhe atë që i tha Ronaldo pas golit të shënuar.

“Kur u shënua goli i fundit, Ronaldo erdhi, u afrua dhe më bëri komplimente për ndeshjen që zhvillova. Më uroj mirëseardhje në Itali. Ishte diçka e këndshme sepse ai është një lojtar spektakolar, i një tjetër kategorie. E shijova atë ndeshje, sepse skuadra ishte fantastike, pavarësisht se luajtëm ndaj disa lojtarëve të mëdhenj”, ka thënë Lozano.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sebastian Vetteli pësoi në pistën e SPA një tjetër zhgënjim.…