Marchisio vazhdon karrierën në Francë

06 shtator 2019 | 14:12

Claudio Marchisio u largua nga Juventusi para një viti teksa kaloi te skuadra ruse e Zenitit.

Megjithatë, aventura e mesfushorit italian në Rusi zgjati vetëm një sezon, pasi më 1 qershor të këtij viti ai e prishi kontratën me Zenitin dhe ishte një lojtar i lirë. Nga sezoni i ardhshëm 33-vjeçari do të jetë një lojtar i Monacos në kampionatin francez.

Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, lojtari ka arritur marrëveshjen me klubin nga Principata dhe sezonin e ri do të luajë në Ligë 1. Marchisio do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga…