Vojvoda: I kemi studiuar pikat e dobëta të Çekisë

06 shtator 2019 | 15:49

Mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka thënë se “Dardanët” janë bërë gati për ndeshjen e nesërme me Çekinë, përkundër mungesave të mëdha në skuadër.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen kualifikuese kundër Çekisë, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.

Republika Çeke shihet si kundërshtari direkt i Kosovës në tentimin për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A, pasi që Anglia pritet ta fitojë këtë grup, ndërsa katër Kombëtaret tjera – Kosova, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria – priten të luftojnë për pozitën e dytë, kualifikuese në EURO.

Përveç që në këtë ndeshje Kosova do të përballet me Kombëtare të ranguar më mirë në renditjen e FIFA-s, “Dardanëve” do t’u mungojnë edhe pesë futbollistë të cilët zakonisht janë standardë – Arbër Zeneli, Milot Rashica, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.

“E dimë që kemi mungesa, por ekipi është përgatitur. Në çdo sfidë ne duhet të futemi për t’i fituar tre pikë. Është e rëndësishme të shënojmë gol. Kemi treguar se luajmë shumë dhe e japim maksimumin”, ka thënë Vojvoda.

“E dimë që Çekia është ekip shumë i fortë, por jemi përgatitur dhe i kemi studiuar pikat e tyre të dobëta”. “Konkurrenca në skuadër është gjithmonë e mirë. Ajo na shtyn ta japim maksimumin”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova duhet të distancohet nga e kaluara e atyre politikanëve…