Këta janë 25 kandidatët e PSD-së për deputetë (Foto)

06 shtator 2019 | 16:01

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të premten mbledhjen e radhës, me ç’rast është votuar edhe lista e kandidatëve për deputetë, të cilët do të jenë pjesë e listës së koalicionit PSD-AAK.

“Kjo listë do të jetë lista e fitores sepse gërsheton dijen, guximin dhe përkushtimin për 100 për qind shtet. Publikimi i listës, bashkë me nominimin e kandidatit për kryeministër dhe shpalosjen e programit qeverisës nga PSD-AAK, bëhet nesër, në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë”, është thënë në njoftimin e PSD-së.

Gazeta “Express” ka siguruar listën e 25 kandidatëve të kësaj partie që do të garojnë për deputetë. Në mesin e kandidatëve është edhe kryetari i PSD-së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka thënë se “Dardanët”…