Ajvaz Berisha tregon arsyen e moskandidimit për deputet

07 shtator 2019 | 13:25

Ish-ushtaraku i UÇK-së, Ajvaz Berisha, i cili i është bashkangjitur konceptit të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi të tij në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar arsyet e angazhimit të tij në këtë subjekt, si dhe arsyen e moskandidimit  për deputet të Parlamentit të Kosovës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq, të dashur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, per shkak të intersimit të madh të shokëve , aktivistëve dhe simpstizantëve, se pse nuk jam në listë si kandidat per deputet per hir të opinionit vendosa të ju pergjigjem. Pas një procesi demokratik unë kam fituar bindshem ne degen e Drenasit.

Jam terhequr me dëshirë pa kurfarë presioni  nga askush, sepse asnjëherë në jetë nuk i nenshtrohem  presioneve nga do që vijnë. E kam parë të arsyeshme që ndonjë kandidat kushdo qoftë ai, t’i japim mundesinë në garë. Ardhja ime në VV, nuk ka pasur qëllim të rreshtohem për të zenë një pozitë per interesa personale.

Unë ju kam bashkangjitur VV-së për hir të rinisë sė Kosovës që po e lëshojnë vendin, sepse i është vrarë shpresa per të jetuar në atdhe, vendin per të cilin është larë me gjak që ne të jetojmë të lirë. Shumë gazetar shantazhues, mercenar të paguar po mirren me emrin tim, biografinë time ashtu si është s‘deshiroj asnjë pikë as presje t’i heq, edhe një dylber ku emri i tij fatkeqësisht mban mbiemrin e rilindasve tanë, vëllezërve Frasheri shpesh në media atakon emrin tim, eshtë i ndersyer ky klysh dylber, nga qarqe te caktuara, por do të vijë një ditë kur do pendohet fort dhe do i drejtohet zotit: çka mu dashtë o zot të mirrem me emrin e Ajvaz Berishes!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës,…