Klopp: Nëse më pyesni ç’është futbolli, ju tregoj Kosovën

07 shtator 2019 | 20:48

Jurgen Klopp, në faqen 1.8 milionë ndjekës në Facebook, të cituar dhe nga politikanë e media të ndryshme në Kosovë, ka vlerësuar ndeshjen e mrekullueshme të Kosovës me një foto shumë domethënëse në faqen e tij, në Facebook.

“Nëse më pyesni se çfarë është futbolli, do t’ju tregoj këtë foto. Kushdo qofsh, çfarëdo që të bësh, puno fort dhe mos u dorëzo kurrë. Ndeshje shumë e bukur. Respekte.”

Fotoja tregon ekipin e Kosovës duke u stërvitur në kushte të këqija, në vitin 1997, dhe renditjen e tanishme në kualifikueset e Euro 2020.

Kosova sot mbylli një tjetër ndeshje të suksesshme, atë kundër Çekisë, me rezultatin 2-1. Kjo e ka renditur të parën në grupin A për kualifikueset e Europianit 2020.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni NISMA-AKR-PD, kanë publikuar listën e kandidatëve për deputetë. “Koalicioni…