Nisma Socialdemokrate merr përkrahje nga Gjermania

08 shtator 2019 | 12:42

Nisma Socialdemokrate ka marrë mbështetje të rëndësishme për zgjedhjet e 6 tetorit nga deputeti i Bundestagut Gjerman, Bernd Westphal, anëtar i SPD-së (Partisë Socialdemokrate Gjermane).

Kjo mbështetje i është konfirmuar, Enver Sopjanit, i cili është këshilltar i kreut të Nismës, Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër të Kosovës.

Gjatë një takimi që Sopjani ka pasur me Westphal, ky i fundit ka premtuar mbështetje të parezervë për Nismën Socialdemokrate si dhe ka shprehur gatishmëri për të nisur bashkëpunim mes dy partive tona si parti me orientim socialdemokrat.

“Ekonomia, Energjia dhe Shëndetësia janë një nga sektorët më të rëndësishme për të cilat ka nevojë Kosova. Prandaj përkrahja e Westphalit do të jetë shumë e rëndësishme për Nismën dhe Kosovën në përgjithësi”, është theksuar në njoftimin e Nismës.

Bernd Westphal është anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Energji dhe shef i grupit të SPD-së në këtë komision. Është anëtar edhe i komisionit për Shëndetësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet japoneze i kanë filluar përgatitjet për t’u përballur me…