Quni thotë se disa të rinj nga Nisma i janë bashkuar LDK-së

08 shtator 2019 | 17:04

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Anton Quni, ka thënë se disa aktivistë nga Nisma Socialdemokrate kanë vendosur që ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politik në LDK.

“LDK-ja po rritet çdo ditë. Sot, nga Nisma disa të rinj aktivistë të fshatrave Dedaj e Bregdri vendosen ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politikë në LDK, për fitoren e madhe me kryeministre Vjosa Osmani”, ka shkruar Quni në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i avokatit Tomë Gashi, Albini i është bashkuar Lëvizjes…