Limaj i kërkon diasporës të mobilizohet për shtetndërtimin e vendit

08 shtator 2019 | 18:41

Lideri i Nismës Socialdekomrate dhe kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje diasporës që të mobilizohet për shtetndërtimin e Kosovës.

Ai ka thënë se trajtimi i diasporës si pjesë e Kosovës, si dhe krijimi i hapësirës për përfshirjen e tyre direkte në politikëbërje është i dobishëm.

“Roli i diasporës në të gjitha fazat e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit është i pakontestueshëm, andaj njohja e diasporës si kategori kushtetuese është e domosdoshme”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Bashkë për Shtetin

Të nderuar bashkatdhetarë tanë kudo nëpër botë,

Mërgata jonë, njerëzit tanë, kudo në diasporë kanë dhënë kontribut të madh para, gjatë dhe pasluftës në Kosovë, për ç’gjë u jemi shumë falënderues dhe mirënjohjes.

Por, tani ka ardhur koha që, siç jeni mobilizuar bashkë për lirinë e Kosovës, të mobilizoheni edhe për shtetndertimin e vendit.

Si Nismë Socialdemokrate dhe si kandidat për kryeministër të Kosovës, ne kemi filluar t’i qasemi ndryshe diasporës. Jo më diaspora të vijë vetëm për ta vizituar Kosovën, të sjellë remitencat e tyre, por ne duam të lidhemi fort me njerëzit tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.

Ne ju ftojmë të gjithë ju që të vini e t’i shërbeni vendit tuaj profesionalisht.

Shprehitë e juaja të punës, përvoja dhe angazhimi i juaj profesional do të na ndihmonte shumë në Kosovë.

Kosova çdo ditë po merr sinjale të fuqishme nga diaspora. Ne ftojmë intelektualet tanë nga diaspora të kthehen, sepse Kosova ka nevojë për ta, për kontributin e tyre në shtetndertimin e Kosovës.

Si Nismë Socialdemokrate jemi duke hartuar strategjinë për diasporën.

Nisma Socialdemokrate, përmes krijimit të një departamenti të brendshëm për diasporën, synon që të jetë zë i bashkatdhetarëve, pavarësisht vendeve ku ata jetojnë apo orientimit të tyre politik.

Trajtimi i diasporës si pjesë e Kosovës, si dhe krijimi i hapësirës për përfshirjen e tyre direkte në politikëbërje, është i dobishëm, sidomos për shtetin tonë.

Roli i diasporës në të gjitha fazat e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit është i pakontestueshëm, andaj njohja e diasporës si kategori kushtetuese është e domosdoshme.

Republika e Kosovës duhet t’i njohë dhe trajtojë nevojat e diasporës kosovare edhe në vendet e tjera ku ata jetojnë.

Institucionalizimi i mësimit të gjuhës, historisë dhe kulturës shqipe në vendet ku shtrihet diaspora jonë është imperativ i kohës.

Por, kjo mund të realizohet vetëm përmes përfshirjes sa më të madhe të diasporës në gjitha fushat e vendimmarrjes, dhe jo përmes një dikasteri qeveritar me buxhet të vogël.

Me potencialin ekonomik që ka, diaspora edhe sot mund të jetë gjeneratori kryesor i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Përmes politikave zhvillimore, Nisma synon lidhjen e tregut vendor me atë të diasporës.

Andaj, Nisma do të iniciojë skema programore qeveritare për përfshirjen e diasporës, krijimin e mundësive për shkëmbime tregtare, krijimin e urave të bashkëpunimit, krijimin e programeve për shkëmbim ekspertësh, krijimin e forumeve për profesionistët e të gjitha fushave.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e La Ligas, Barcelona, është në bisedime të vazhdueshme…