KQZ-ja certifikon 21 subjekte politike

09 shtator 2019 | 16:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka marr vendim për certifikimin e 21 subjekteve politike me gjithsej 685 kandidatë për deputetë.

KQZ-ja ka njoftuar se ende nuk ka arritur t’i shqyrtojë aplikacionet e tjera të subjekteve politike dhe koalicioneve që nuk janë në listë.

Ata kanë thënë se aplikacionet e PDK-së, LDK-së, koalicionit AAK-PSD do të shqyrtohen nesër.
Kryeshefi i KQZ-së, Enis Halimi, ka treguar se të hënë janë futur në sistemin e të dhënave 15 mijë aplikacione për regjistrim.

Kurse, drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Yll Buleshkaj, ka thënë se kanë aplikuar për tu certifikuar 25 subjekte politike. “Subjektet që kanë aplikuar për tu certifikuar janë 25 subjekte politike ndërsa tek KQZ i rekomandojmë për certifikim 21 subjekte. Arsyeja pse nuk janë katër subjekte është se jemi në verifikim të të dhënave sepse kanë numër të madh të kandidatëve. Rekomandojmë për certifikim dy koalicione, mbesin edhe dy koalicione tjera. 18 subjekte politike mbesin edhe dy tjera dhe një kandidatë i pavarur. Këto si total i kanë 685 kandidatë”, ka thënë ai.

Koalicionet që janë certifikuar janë koalicioni Nisma-AKR-PD, dhe koalicioni SLOBODA.
Ndërsa, partitë politike të certifikuara janë: LVV, KDPT, PREBK, IRDK, PDAK, SLS, GIG, NDS, PAI, PLE, PKS, JGP, PG, Srpska Lista, SDA, KNRP, PEK dhe një kandidat i pavarur Esmir Kasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Grabovci i ka hyrë garës për deputet nga radhët…