Këta janë dy anëtarët më të rinj të Vetëvendosjes

09 shtator 2019 | 16:46

Bejtullah Osmani dhe Bedri Azemi janë bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se përvoja e Osmanit dhe Azemi do t’i ndihmojnë në të mirën e përbashkët.

“Bejtullahu Osmani në qershor të vitit 1998 u kthye nga disa vite emigrim në Zvicër për t’u bërë pjesë e UÇK-së në Zonën e Shalës dhe të Karadakut. Pas luftës, ka përcjellur transformimin e UÇK-së në TMK për të shërbyer në Zonën numër 6 të saj dhe më pas ka qenë pjesë e FSK-së në Batalionin e Reagimit të Shpejtë deri në daljen në pension”.

“Bedri Azemi prej vitit 1981 nuk ka munguar në angazhimin kombëtar deri në mobilizimin brenda radhëve të UÇK-së. Në TMK ka mbajtur gradën nënkolonel dhe ka qenë shef kabineti në Komandën e Logjistikës. Aktualisht jeton në Itali me familjen ku edhe ushtron një biznes të vogël në ndërtimari.  Bejtullahu dhe Bedriu kanë qenë gjithnjë në nivelin e detyrës qytetare, patriotike dhe ushtarake. Përvoja dhe përgatitja e tyre na ndihmojnë t’i paraprijmë të ardhmes tonë të mirë e të përbashkët”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka marr vendim për…