![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/62B360C7-DFA7-44B7-B4F3-E32D0B51E89E.jpeg)
Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj rrihen pas debatit
11 shtator 2019
| 22:51
Pas debatit në emisionin “Pressing” në T7, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.
Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar
përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit.
Autori i emisionit, Leonard Kerquki, ka thënë se i vjen keq për çka ka ndodhur pas emisionit.
Kërquki tregon se sipas asaj që ka thënë Abazi, Molliqaj dhe shoqëruesi i tij e kanë sulmuar. Mirëpo akoma nuk është marrë versioni i Molliqajt.