Hoti: Deputetët e LDK-së do të jenë zë i fuqishëm në Kuvend

13 shtator 2019 | 10:41

Ish- shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në listën e kësaj partie për deputetë, janë 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 të tjerë me magjistraturë.

Sipas tij, këta do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të mbikëqyrur punën e Qeverisë.

“Në listë janë 33 nga ekonomia, inxhinieria, ndërtimtaria, financat dhe afaristë të suksesshëm, 17 nga drejtësia, 31 nga arsimi, kultura dhe sporti, 11 nga shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe 16 ekspertë shëndetësorë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur në…