Haradinaj merr pjesë në përurimin e punimeve për ndërtimin e qendrës sportive në Bërnicë

13 shtator 2019 | 17:32

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në përurim e fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit “FC Prishtina” në Bërnicë.

Me këtë rast, ai ka thënë se Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne sportive, si kjo që do të ndërtohet në Bërnicë.

Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne sportive, nisja e jetësimit të të cilës është lajm i mirë për futbolldashësit e kryeqytetit. Në përurim të fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë, theksova se gjatë qeverisjës, kemi treguar kujdes të veçantë ne mbështetje të sportit dhe talentëve tanë. Renovimi i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe vendimi për fillimin e ndërtimit të stadiumit kombëtar ‘Dardania Arena’, si dhe ligji për sponsorizim të sportit dhe kulturës dëshmojnë përkushtimin tonë që sportistët e rinj të zhvillojnë talentin e tyre në kushte solide”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, suit and outdoorImage may contain: 5 people, people standing, sky, child and outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: 32 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, sky and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është prononcuar pas takimit që…