Kurti: Kuvendit i munguan deputetët me dije dhe përvojë

14 shtator 2019 | 13:04

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se ndër vendimet e para që do t’i marrë nëse zgjedhet kryeministër, është reduktime i shpenzimeve qeveritare.

Ai ka thënë se do të zvogëlojë qeverinë me numër të zëvendëskryeministrave, ministrave e këshilltarëve.

Këto Kurti i tha në prezantimin e listës së Vetëvendosjes për deputetë, për të cilën tha se pas 6 tetorit, do t’i japin parlamentit një pamje të re.

Në prezantimin e listës së kandidatëve për deputetë, Albin Kurti ka thënë se me të kryeministër, do të ketë njerëz meritor në udhëheqje të ministrive.

Ai ka theksuar se gjatë historisë së Kuvendit ka pasur deputetë që u ka munguar edukimi, kultura, dija e përvoja.

Sipas tij, kjo e ka dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve te deputeti.

Kurti ka shtuar se lista e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 6 tetorit është dëshmi e një qasje ndryshe.

“Parlamenti është institucion i shenjtë andaj edhe deputeti ka një mision fisnik dhe të shenjtë”.

“Në mungesë vlerash kemi parë se disa deputetë kanë ndryshuar qëndrimet e tyre brenda një muaji dhe një seance. Kjo dëmton pozitën e deputetit duke mos e kuptuar pozitën e tij”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kandidati për…