Fiorentina ndali Juventusin

14 shtator 2019 | 17:31

Derbi i kësaj jave në Serie A ndërmjet Fiorentinës dhe Juventusit nuk ka dhënë fitues.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e golit, duke marrë nga një pikë me rezultatin prej 0-0.

Topin e pati më tepër Juventusi në këmbët e veta, megjithatë ishte ekipi vendas që pati më tepër raste shënimi por pa efikasitet.

Pas tre ndeshjeve Juventusi mban vendin e parë me 7 pikë, derisa Fiorentina në vendin e 16 ka vetëm një pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën, më 16 shtator 2019, nën moton “Pjesëmarrja", për…