Sali Berisha tregon se çfarë kishte folur me George W. Bushin për Kosovën

13 shkurt 2018 | 22:18

Ish-kryeministri, njëherësh ish-president i Shqipërisë, Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga takimi me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri.

Berisha tregoi bisedën që kishte bërë me Bushin për çështjen e Kosovës asokohe.

“Momenti që dua të ndalem ishte vizita e presidentit Bush dhe takimi me të në zyrën time, në të cilën ai, në prani të delegacionit tonë dhe delagacionit të tyre më kërkon ti thoja cilat ishin mendimet e mia mbi Kosovën dhe rajonin”, ka thënë Berisha në “TVSH”.

“Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: kur thua ti?. Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin….”, ka treguar Berisha.

Ish-udhëheqësi shqiptar ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë Amerika, rusëve, për Kosovën.

“Jo me Rusinë e kishin zgjidhur ata. I kishte thënë në Berlin “Vladimir, Kosova do bëhet e pavarur, e kuptoj që ti sdo por Kosova do bëhet.” Por ai më pyet dhe më thotë kur. Ata menduan se unë do i thoja pas dy javësh dhe ra një heshtje e madhe. Unë i them: Zoti president, meqë ju e keni ndarë mëndjen unë u them që të merrni gjithë kohën që ju duhet për të arritur në një ujdi sa më të madhe të mundshme me partnerët sepse pjesën tjetër, pra udhëheqjen e Kosovës ata me këtë do jenë jashtëzakonisht mirënjohës kur t’i informojë, dhe ai më tha do ti informosh sa më shpejt. Ai e tha pastaj dhe në konferencë shtypi”.

Berisha ka folur edhe për takimin e zhvilluar shumë vite më parë me ish-presidentin George H.W. Bush, babain e George W. Bush.

“Gjatë takimit me babain e George Bush biseda është filluar jo me Shqipërinë por me Kosovën. Ai mori një atlas ku u ul dhe pastaj më tha më fol pak tani për Kosovës dhe hapi atlasin dhe gjeti Kosovën në hartë”, ka treguar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhia tropikale ‘Gita’ ka lënë pas shkatërrime të shumta në…