![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/auto_Flamurtari1536921164.jpg)
Fitojnë Flamurtari dhe Vushtrria
15 shtator 2019
| 18:13
Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së katërt në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Flamurtari është treguar skuadër e fortë për Dukagjinin e Klinës, pasi e mposhti me rezultat 2-0. Golat i shënuan Festim Krasniqi dhe Arbnor Zeqiri në pjesën e parë.
Në ndeshjen tjetër, Vushtrria i është gëzuar fitores në udhëtim te Ferizaj (0-1). Ygor Vinicius shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 34-të.
/Epoka e re/