Haxhiu i reagon Osmanit rreth deklaratës se Kurtit për ish-prokurorin Blakaj

16 shtator 2019 | 16:15

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i ka reaguar kandidates se LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se është e pakonceptueshme se si ka lider politik dhe kandidat për kryeministër, i cili thotë se ka vendosur ta bëjë prokuror filan fishekun, duke iu referuar deklaratës se Albin Kurtit për ish-prokurorin Elez Blakaj.

Me këtë rast, Haxhiu i ka thënë Osmanit se nuk fitohet respekti duke keqcituar.

“Kryetari Kurti ka thënë fjalë për fjalë kështu: ‘Ne Elez Blakajn e kthejmë menjëherë në Kosovë. Edhe s’ka me pasë as politikanë edhe as jo-politikanë, as mujsharë shpërdorues, as kriminelë e të korruptuar që do të guxojë ta përndjekë e ta kërcënojë, as publikisht e as privatisht. Elez Blakajn si simbol do ta kthejmë në Republikën e Kosovës, dhe, do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetit e prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin’. Pra janë dy pohime të kryetarit Kurti: 1) Elez Blakajn do ta kthejmë si simbol; 2) Do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetin dhe prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin. Nuk është e ndershme të keqcitosh Vjosë, nuk fitohet respekti kështu”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëzëri kanë…