![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/2B65CAE7-4B67-46EC-838B-35667A96D051.jpeg)
Arrestohen tre persona në Prizren, dyshohen për vjedhje të rëndë
14 shkurt 2018
| 10:44
Në rrugën “Gjon Sereqi” në Prizren janë arrestuar tre të persona nën dyshimin se edhe me një të dyshuar tjetër, i cili gjendet në arrati, kanë kryer vjedhje të rëndë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajte, ndërsa rasti është duke u hetuar, njofton Policia e Kosovës.