Zyrtari i lartë i PLK-së mbështet koalicionin me PDK-në

17 shtator 2019 | 15:56

Zyrtari i lartë i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Sali Bislimi, i ka dhënë mbështetje koalicionit të kësaj partie me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Bislimi ka thënë se koalicioni në mes të PLK-së dhe PDK-së dëshmon guximin dhe besimin e këtyre dy partive në vlerat euroatlantike.

“Koalicioni vazhdon për të mirën e Kosovës euroatlantike. Koalicioni mes PDK-së dhe Partisë Liberale të Kosovës, dëshmon guximin dhe besimin e PLK-së për vlerat perëndimore euroatlantike dhe rreshtimin e saj historik krahas forcave politike shtetformuese dhe shtet ndërtuese!”.

“PLK-ja do ta mbështes PDK-në me të gjitha strukturat e saj e vetëdijshme për rëndësinë e fitores së PDK-së më 6 tetor 2019, ngase kjo është fitore e Kosovës evropiane, e luftës kundër korrupsionit, të përmbylljes se dialogut me Serbinë dhe çështje të tjera të rëndësishme, të cilat mund t’i sfidoj dhe tejkaloj vetëm një qeverisje në krye me PDK-në si lidere e dëshmuar dhe e besueshme. PLK-ja ndonëse një subjekt i vogël ka një ndikim dhe besim të madh të institucionet ndërkombëtare dhe në opinionin publik të Kosovës! Urime koalicionin, të bindshëm në fitore!!!”, ka shkruar Bislimi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që t’ia zvogëlojë…