Vetëvendosje tregon domethënien e numrit me të cilin do të garojë në zgjedhje
17 shtator 2019
| 18:08
Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e 6 tetorit me numrin 126.
Vetëvendosje e ka ndërlidhur këtë numër me ditën e çlirimit të Kosovës dhe të themelimit të kësaj lëvizje.
“126 – numri i Lëvizjes në zgjedhjet e 6 tetorit. 12.6. – dita e Çlirimit të Kosovës. 12.6. – dita e themelimit të Lëvizjes”, ka shkuar Vetëvendosje në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kandidat për kryeministër nga kjo lëvizje.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/vetevendosje/photos/a.96165481999/10156158998892000/?type=3&theater