MPB-ja me mesazh për zgjedhjet e 6 tetorit

18 shtator 2019 | 11:03

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një njoftimi për media ka thënë se është e përkushtuar që me paanshmëri dhe profesionalizëm të sigurojë mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve elektorale të subjekteve politike.

“Ministria e Punëve të Brendshme falënderon subjektet politike për zhvillimin e aktiviteteve elektorale në kuadër të rendit dhe ligjit. Zgjedhjet e qeta dhe demokratike, shmangja nga çfarëdo incidenti apo provokimi, janë shenja të një kulture të lartë qytetare që po shfaqen në Republikën e Kosovës. MPB njofton se në bazë të misionit të saj, që të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare”, është thënë në njoftimin e MPB-së.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar që me paanshmëri dhe profesionalizëm të sigurojnë mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve elektorale të subjekteve politike dhe përgjithësisht gjithë procesit zgjedhor deri në përfundimin e tij të plotë. Njëkohësisht ftojmë përfaqësuesit e partive politike dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të kultivojnë qytetari dhe kulturë aktive, duke respektuar secilin qytetar pa dallim, deri në përfundimin të garës elektorale”, është theksuar ndër të tjera në njoftimin e MPB-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës…