Së shpejti publikohen të dhënat për dëmet e paguara për produktet bujqësore të siguruara

18 shtator 2019 | 11:03

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku, ka bërë me dije se së shpejti do të publikohen dëmet e para të paguara për produktet bujqësore.

“Këto dëme paguhen nga polisat e sigurimit bujqësor pas krijimit të sistemit të sigurimeve bujqësore nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me IFC/Bankën Boterore në Kosovë, ka shkruar Mazreku në profilin e vet e në “Facebook”.

Ndryshe ky është një projekt shumë i  suksesshëm i Korporatës Ndërkombëtare Financiare IFC, anëtare e Bankës Botërore në Kosovë, në partnerit me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Sigurimi bujqësor mbulon dëmet që shkaktohen nga kushtet klimatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një njoftimi për…