Kandidatja për deputete Merita Makolli: Lagjja ‘Dardania’ mbetet pjesë e veçantë e kryeqytetit tonë

18 shtator 2019 | 12:34

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, ka mbajtur takim me banorët e lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë.

Ajo ka thënë se kishte kënaqësinë të takohet me banorët e ‘Dardanisë’ ku edhe vet është pjesë e kësaj lagje.

“Kisha kënaqësinë të takohem me qytetarët e Dardanisë ku edhe unë jam fqinje e tyre. Dardania mbetet pjesë e veçantë e kryeqytetit tonë në ç’do aspekt e më së shumti në atë të historikut që ajo përfaqëson”, ka shkruar Makolli në llogarinë e saj në “Facebook”.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe kandidatët tjerë për deputetë: Shqiptar Demaçi, Dhurata Hoxha dhe Eliza Hoxha.

Merita Makolli, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, vjen nga fusha e aviacionit civil dhe nga përfaqësia politike e UÇK-së e udhëhequr nga Adem Demaçi.

Makolli është vajza e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Shasivar Makolli – Çali, i cili është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Makolli në listën e PDK-së për zgjedhjet e 6 qershorit mban numrin 93.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2008 do të mbahet në mend si momenti që…