PSG-ja e ‘plagosur’ përballet me Realin

18 shtator 2019 | 12:31

Kampioni i Ligës 1, Paris Saint-Germain, është “plagosur” për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, pasi i mungojnë disa prej lojtarëve kryesorë si Neymar, Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe.

Sulmin e skuadrës franceze pritet ta udhëheqin Choupo-Moting dhe Icardi. I gatshëm për këtë ndeshje shumë të rëndësishme është edhe Ander Herrera, i cili është rikthyer nga lëndimi.

Në anën tjetër, Reali synon ta fillojë mbarë garën për ta rikthyer trofeun më të çmuar të futbollit në “Santiago Bernabeu”.

Nga fillimi për Realin do të luajë Eden Hazard, i cili luajti edhe në fundjavë në La Liga. Sonte (e
mërkurë) zhvillohet edhe një ndeshje tjetër derbi ku takohen Atletico Madridi dhe Juventusi.

Ndërsa nënkampioni në fuqi, Tottenham
Hotspur, i shkon Olympiacos, kurse po në grupin B, Bayern Munchen e pret skuadrën e Crvena Zvezdës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Slloboda, Nenad Rashiq, ka thënë…