Llorente: Treguam se jemi në nivelin e të mëdhenjve

18 shtator 2019 | 14:15

Fernando Llorente edhe pse në moshën 34-vjeçare po kalon një moment të mirë në karrierë. Pas finales me Tottenhemin në Ligën e Kampionëve, spanjolli u transferua te Napoli, duke nisur mjaft mirë aventurën e tij.

Ai shënoi golin e dytë, atë të sigurisë ndaj Liverpulit dhe mund të themi të “hakmarrjes” për finalen e humbur, në ndeshjen e djeshme që Napoli fitoi 2-0.

“Ishte një ndjesi e papërshkrueshme të shënosh në ‘San Paolo’. Nuk e imagjinoja dot se do ta nisja aventurën time te Napoli me një asistim dhe një gol. Është bukur të luash ndaj Liverpoolit, jam i lumtur pasi treguam se jemi në nivelin e të mëdhenjve”, ka thënë Llorente.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jam shumë i lumtur që sot i urova mirëseardhje në…