Me aktivitete të shumta Drenasi shënon “Javën e Rinisë”

18 shtator 2019 | 14:29

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në bashkëpunim më Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL) nga 14 shtatori janë duke shënuar aktivitete të shumta në kuadër të “Javës së Rinisë të Drenasit”.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, ka uruar gjithë të rinjtë për shënimin e “Javës së Rinisë”, duke thënë se këto aktivitete janë vetëm disa nga ato që shënohen gjatë gjithë vitit.

“DKRS-ja në bashkëpunim me KVRL-në do të organizojnë dhjetëra aktivitete rinore për të shënuar ‘Javën e Rinisë së Drenasit’ dhe uroj për rinjtë që çdo herë e më shumë të ngritët perspektiva, kushtet me të mira për arsim, sport e kulturë. Ne nuk do të ndalemi për të avancuar pozitën e të rinjve në gjitha fushat, duke krijuar kështu hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rinore”, ka thënë drejtoresha Zogu.

Shënimi i “Javës së Rinisë së Drenasit” ka nisur me një mbrëmje rinore në liqenin e Vasilevës, pastaj në sheshin “Fehmi Lladrovci” është mbajtur ekspozitë me punimet e piktorit Nazmi Heta dhe ekspozita “Jam dhe unë këtu” e fotografive të realizuara nga Bleonitë Duraku, me mesazhin për ndalimin e punës së rëndë tek fëmijët dhe të moshuarit.

Pastaj në një tryezë të organizuar nga KVRL-ja, të rinjtë e Drenasit kanë pasur mundësinë të shtrojnë pyetje për kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Me rastin e shënimit të kësaj jave rinore, Drenasit i është shtuar klubi më i ri i ngjitjes “Ketrat”, ku edhe është organizuar një ngjitje në vendin e quajtur “Guri i Plakës” në fshatin Dobroshec.

Aktivitetet e shënimit të “Javës së Rinisë së Drenasit” do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U15 ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë për…