![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/4E9B5D4E-4255-48C4-A941-78C36E657686.jpeg)
Haradinaj uron zëvendëspresidenten e parë shqiptare në Parlamentin Evropian
18 shtator 2019
| 23:42
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).
“Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë. Të priftë e mbara, Arba!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/