Situata e sigurisë në Malishevë, e qetë dhe stabile

19 shtator 2019 | 14:24

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur të enjten mbledhjen e katër të rregullt, ku është trajtuar situata e sigurisë së përgjithshme në këtë komunë, situatë e cila është vlerësuar e qetë dhe stabile e pa tendencë të prishjes së saj.

Në raportin e paraqitur nga komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, situata e sigurisë, bazuar në raportet policore, vlerësohet e mirë dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate. Më tutje, ai ka folur edhe për çështje tjera, e që lidhen me sigurinë, ku ka bërë me dije se tani është rritur numri i zyrtarëve policor në stacionin në Malishevë dhe ofrimi i shërbimeve dhe efektshmëria në punë, do të jenë shumë më cilësore dhe më të shpejta.

Konkluzion nga mbledhja e sotme KKSB-së, ishte: Komuna e Malishevës, vazhdon të jetë një vend i sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu, ndërsa rekomandim i këtij takimi ishte që të zgjerohet sistemi i rrjetit të video-kamerave dhe të montohen vendparkingjet për personat me nevoja të veçanta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të investimeve kapitale në projektet infrastrukturore në Podujevë,…