Limaj fton deçanasit që t’i mbështesin kandidatët e Nismës për deputetë

19 shtator 2019 | 19:56

Pas Istogut, tubimet parapërgatitore për zgjedhjet e 6 tetorit lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj i ka vazhduar edhe në Deçan, ku është takuar  me strukturat e partisë.

“Edhe këtu strukturat tona janë mobilizuar për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës dhe koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit. Projekti ynë po gjen përkrahje kudo, sepse të gjithë duhen bërë Bashkë për Shtetin”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Nisma ua ka ofruar listën më të mirë për deputetë qytetarëve të Kosovës. “Ftoj deçanasit dhe qytetarët e Kosovës t’i mbështesin kandidatët tanë nga kjo komunë dhe të Nismës në përgjithësi”, ka shkruar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (LDK), Kadri Veseli, ka…