Kina akuza ndaj ShBA-së për ndërhyrje në punët e brendshme

20 shtator 2019 | 11:56

Ministria e Jashtme e Kinës ka akuzuar të enjten ligjvënësit amerikanë për ndërhyrje në punët e saj të brendshme, pas ftesës që ligjvënësit u bënë aktivistëve të demokracisë në Hong Kong për të dëshmuar në Kongresin e ShBA-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang ka thënë se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe ligjvënës të tjerë amerikanë tejkaluan autoritetin e tyre duke u angazhuar me ata që ai i cilësoi separatistë të Hong Kongut.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalin inkurajimin e forcave radikale të dhunshme në Hong Kong që janë për pavarësinë e Hong Kongut dhe të ndalin gjithashtu intensifikimin e fjalëve dhe veprimeve të cilat dëmtojnë begatinë dhe stabilitetin e Hong Kongut”, ka theksuar ai në një konferencë për media në Pekin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari britanik për Brexit-in, Stephen Barclay, do të zhvillojë bisedime…