Jepen sinjale se do të ketë një Brexit me marrëveshje

20 shtator 2019 | 11:56

Sekretari britanik për Brexit-in, Stephen Barclay, do të zhvillojë bisedime me kryenegociatorin e Bashkimit Evropian, Michel Barnier.

Takimi do të zhvillohet pasi presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se një marrëveshje e re daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja mund të arrihet përpara afatit të 31 tetorit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se nuk dëshiron të “ekzagjerojë”, por disa përparime në këtë proces janë duke ndodhur.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney, ka thënë se ekziston ende një “boshllëk i madh” midis dy palëve, raporton “Rel”.

Përpara takimit në Bruksel, Barclay ka paralajmëruar BE-në kundër një qasje “të ngurtë” dhe ka sugjeruar që detajet përfundimtare të një alternative për çështjen e kufirit irlandez, mund të mos ketë nevojë të zgjidhen deri në fund të vitit 2020.

Çështja e kufirit irlandez ka qenë problemi kryesor që procesi ka ngecur, dhe ende nuk ka një marrëveshje të votuar në parlamentin britanik për Brexit-in.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të ikur nga lufta dhe zonat e konfliktit, një numër…