Veseli: Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheq PDK-ja

22 shtator 2019 | 20:31

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot edhe fshatrat Dobërçan, Përlepnicë dhe Zhegës të Komunës së Gjilanit.

Veseli ka thënë se Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheq Partia Demokratike e Kosovës, prandaj sipas tij nuk ka më kohë për të humbur.

“Ngado që po takoj qytetarë, të gjithë Partinë Demokratike të Kosovës e kanë shpresë për një të ardhme më të mirë. Edhe banorët e fshatrave Dobërçan, Përlepnicë dhe Zhegër të Gjilanit e mbështesin vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheqim ne. Prandaj, nuk kemi më kohë për të humbur. Vetëm ata që e njohin rrugëtimin e Kosovës, i pranojnë vlerat, mundin, sakrificat, sukseset dhe gabimet, e dinë saktë se cili është drejtimi më i mirë që duhet të marrë vendi ynë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osamani, ka vizituar kullën…