Haradinaj: Periudha e fundit qeverisëse, me vendimmarrje sovrane na solli shumë rezultate të merituara

22 shtator 2019 | 20:40

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim sot në Gjilan.

Ai pas këtij tubimi me qytetarë të Gjilanit, ka shkruar një postim në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Pavarësia shtetërore të obligon për qeverisje burimore dhe marrje të përgjegjësive. Periudha e fundit qeverisëse, me vendimmarrje sovrane na solli shumë rezultate të merituara. Legjitimuam të drejtat e vendit që fuqizuan shtëpinë dhe vet qenien tonë”, ka shkruar Haradinaj.

“Me krijimin e ushtrisë ne fituam të drejtën edhe të posedimit me resurset tona nacionale dhe mbrojtëm tregun tonë. Gjilani dhe Anamorava, gjatë kësaj periudhe kanë përjetuar investimet më të mëdha që nga çlirimi i vendit”.

Haradinaj ka thënë se me investimet në Anamoravë, ai iu bë krah shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kërkesave të tyre të ligjshme.

“Me konceptin 100% shtet garantojmë që sektori privat, prodhimi vendor dhe bujqësia e integruar do të jenë në krye të listës së prioriteteve tona”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot edhe fshatrat…