![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/0206F8FC-5494-4FF8-A8D9-2FCA0CBB5D6E.jpeg)
Isa Mustafa shemb shtëpinë (Foto)
23 shtator 2019
| 19:41
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me nostalgji ka njoftuar se ka shembur shtëpinë e tij në të cilën ka jetuar deri më tani.
“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vite, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla. Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.