![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/muriqi-2.jpg)
Juve në garë për Muriqin
24 shtator 2019
| 10:14
Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në kampionatin turk me fanellën e Fenerbahçes, por edhe me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Kjo ka bërë që disa skuadra të mëdha evropiane të futen në garë për transferimin e tij.
Pas Manchester Unitedit, Atletico Madridit, Tottenham Hotspurit, Lazios, Napolit dhe Fiorentinës, në garë ka hyrë edhe skuadra e Juventusit. Lajmi është publikuar nga e përditshmja turke “Hurriyet”.
/Epoka e re/