FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 19” në Gjermani

24 shtator 2019 | 13:57

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), i përberë nga oficerë dhe nënoficerë, dy ekipe mjekësore dhe një ekip i Kompanisë për Operacione Civile (KOC), që nga data 10 shtator deri më 30 shtator po merr pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar “Saber Junction 19” , i cili po realizohet në bazën amerikane “Hohenfels” të Gjermanisë.

Pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së i janë bashkangjitur njësive amerikane, sipas misionit të tyre, duke operuar në detyrat e tyre specifike.

Krahas Divizionit të Parë të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane dhe asaj të Kosovës, në këtë ushtrim po marrin pjesë edhe mbi 5 400 trupa nga shumë vende të botës, si: Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Italia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Polonia, Rumania, Turqia dhe Ukraina

Ekipet e mjekësisë të FSK-së janë angazhuar në trajtimin e të lënduarve, evakuimin e viktimave dhe mbështetje të tjera mjekësore.

Image preview

Ndërsa, ushtarakët e KOC-it janë duke realizuar operacione me civilët. Si njësi e re e krijuar, gjatë operacioneve të këtij ushtrimi, janë mbështetur vazhdimisht nga ekipet e specializuara në fushën e operacioneve civile të ushtrisë amerikane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus ka shfaqur interesim për…