Delawie: ShBA-të do të jenë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd

14 shkurt 2018 | 22:43

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se çfarëdo që të jetë modeli i fazës tjetër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ShBA-ja do të jetë pjesë e dialogut.

“ShBA do të jetë pjesë aktive e dialogut. Ne besoj që kemi luajtur rol të rëndësishëm në dialog. Çfarëdo që të jetë modeli fazës së re të bisedimeve, ne do të jemi pjesë e dialogut”, ka theksuar ambasadori amerikan në emisionin ‘Click’ të Rtv 21.

Delawie ka thënë se lëvizja e ngadalshme për kufirin dhe për luftimin e korrupsionin i komplikon marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj.

“Çështja e kufirit është zvarritur shumë. Kjo çështje e vogël ka thithur shumë energji. Trajtimi i korrupsionit është çështje për të ardhmen e Kosovës në BE”, ka thënë Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, në të…