Barça në garë për Koulibalyn

24 shtator 2019 | 16:29

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Napolit, senegalezin Kalidou Koulibaly.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se Barcelona tashmë e ka përcjell nga afër Koulibalyn kohët e fundit dhe se dëshiron ta transferoj në fund të këtij edicioni. Për kartonin e tij, Barça është e gatshme të paguajë 150 milionë euro dëmshpërblim. Koulibaly te Barcelona shihet si pasardhës i Gerard Piques. Koulibaly 28-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2023.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2014 kurse ka luajtur edhe te Genku e Metzi. Koulibaly ka edhe 32 paraqitje me Përfaqësuesen e Senegalit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sonte do të bëjë hapjen…