Përkujtohet mjeku Lec Gradica në 21-vjetorin e rënies

24 shtator 2019 | 16:39

Është përkujtuar mjeku Lec Gradica, në 21-vjetorin e rënies se tij. Me rastin e shënimit të këtij përvjetori, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të heroit në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Lladrovci ka thënë se Leci ishte gjithmonë pranë ushtarëve të UÇK-së.

“Dr. Leci ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve të Drenicës, me tërë mundësitë e veta, duke ndjekur rrugën e ndritshme të Lec dhe Mehmet Gradicës, kësaj familje me shumë reputacion dhe të përkushtuar kundër pushtuesit serb”, ka thënë Lladrovci.

Dr. Lec Leci-Gradica ka rënë heroikisht më 24 shtator të vitit 1998 në krye të detyrës, duke ndihmuar e shëruar qytetarët e Drenicës në bjeshkët e Qyqavicës që ishin të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja zyrtare e FIBA-s e ka publikuar një artikull të…