Valon Grabovci merr përkrahje në Katundin e Ri dhe Vitomiricë të Pejës

25 shtator 2019 | 00:17

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Valon Grabovci, ka theksuar se Katundi i Ri i Pejës është i përgatitur maksimalisht për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Edhe Katundi i Ri i Pejës, i përgatitur maksimalisht për zgjedhjet e 6 tetorit.  Karvanit të fitores se Kadri Veselit dhe PDK-së do t’i bashkohet edhe Peja”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka marrë përkrahje edhe në Vitomiricë të Pejës, ku ka thënë se është elektorati është mobilizuar për fitoren e PDK-së.

“Vitomerica 2 në Pejë, e mobilizuar dhe e gatshme për fushaten elektorale.  Mbështetje e madhe për PDK-në dhe kryeministrin në ardhje, Kadri Veseli”, ka shkruar Grabovci.

https://www.facebook.com/100136764713466/posts/122795079114301/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Gashi, ish-zëvendëskryeministër, që ka kaluar së fundmi në partinë…